A mori AAA më shumë resore se sa meritonte? Grubi: Ka rol tjetër, Besa ishte pjesë e LSDM-së!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka deklaruar se “me Alternativën pret bashkëpunim”.

Ndërkaq, i pyetur se a fitoi AAA më shumë resore se sa meritonte, pasi edhe Lëvizja Besa kishte 3 deputetë, por pati një ministri, Grubi me përgjigje:

“Janë role të ndryshme, sepse Alternativa është partner i jashtëm i Qeverisë ndërkaq Besa ishte pjesë e LSDM-së”, transmeton TV21.

Grubi paraprakisht njoftoi se BDI edhe pse është larguar nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, të cilin dikaster do ta udhëheqë AAA, ka fituar Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

AAA do të udhëheqë edhe me Ministrinë e Shëndetësisë./TV21