Kejvina Kthella dikur u bë e njohur për publikun shqiptar përmes emisionit Xing me Ermalin, ku tërhoqi vëmendjen me pyetjet pikante drejtuar të ftuarve. Prezenca e saj në ekran e bëri shpejt një nga figurat më të komentuara të televizionit.
Më pas, ajo u bë pjesë e reality show-t Big Brother VIP Albania. Gjatë qëndrimit në këtë format televiziv, Kejvina u përjashtua nga gara për shkak të një sjelljeje që u konsiderua e papërshtatshme nga produksioni, shkruan “Kosovarja”.
Prej asaj kohe, ajo është tërhequr nga jeta publike dhe është shfaqur shumë rrallë në media.
Së fundmi janë publikuar pamje të saj aktuale, disa vite pas pauzës nga ekrani, ku modelja shfaqet me një paraqitje të ndryshme nga ajo që publiku ishte mësuar të shihte.




