A ju kujtohet: Edhe Millosheviqi dikur shpallte fitore pas çdo dështimi!

Armir Dani

Neve, gjenerata e mesme dhe më të shtyer në moshë ende na kujtohet vokabulari i Sllobodan Millosheviqit gjatë luftërave në ish Jugosllavi. Si pas hunbjes në Slloveni, edhe pas humbjes në Kroaci, në Bosnje, e posaçërisht pas humbjes në Kosovë, Millosheviqi shpallte fitore historike të Serbisë.
Marrëveshjen e Kumanovës me të cilën NATO e detyroi Serbinë të tërhiqet nga Kosova, Millosheviqi e quante si Marrëveshje model për fitore të regjimit të tij ushtarak.

Vokabulari i Millosheviqit seç mu kujtua sot deri sa dëgjoja simpatizuesit e Ali Ahmetit duke e quajtur marrëveshjen brekëzhveshur për Qeverinë, si fitore historike të BDI-së. Si çdo herë, me kësi qëndrime të marra prin sekretari i kësaj partie, bashkëvendasi im, Artan Grubi.
Nuk do ta analizoj fare këtë marrëveshje në këtë koment timin. Së shpejti do ta them publikisht mendimin tim se e mira e vetme e marrëveshjes është se BDI nuk fitoi postin e kryeministrit, duke pas parasysh se postet e veta në ekzekutiv bashkëpaartiakët e Ahmetit, më shumë i shfrytëzojnë në dëm të shqiptarëve, se sa në dobinë tonë. Dua vetëm ta analizoj vetëm vokabularin që po përdorë BDI-ja pas kësaj marrëveshje.
Edhe në aspektin logjik, edhe në atë morfologjik e sintakësor, edhe në strukturë, vërehet lehtë se nuk është vokabular shqiptar. Ne që jemi linguistë e dallojmë lehtë se Është vokabular që ka strukturë të gjuhëve sllave, e veçanërisht asaj serbe.
Prandaj edhe jam i bindur se ata që e formulojnë këtë vokabular, të cilin më pas e paraqesin herë vetë, herë përmes “analistëve të pavarur” me nder me thënë, e herë përmes profileve të rrejshme në Facebook, frymëzimin e marin nga fjalimet e Millosheviqit që i gjejnë në internet dhe në arkiva të ndryshme.