A jeni gati për një hit? Noizy dhe Ylli publikojnë nesër projektin e tyre “Alkool”

Bashkëpunimet e shumta janë paralajmëruar ditëve të fundit.

Noizy dhe Ylli janë njëra nga dyshet që kanë finalizuar bashkëpunimin e tyre, shkruan lajmi.net.

“Alkool” titullohet kënga e tyre e cila publikohet nesër në orën 18:00.

Ky projekt është vizualizuar edhe me videoklip.

Ky është bashkëpunimi i tyre i parë, ndërsa Noizy ka edhe dy bashkëpunime tjera gati, njëra me Xhensila Myrtezajn dhe tjetra me Loredanën.

Theksojmë se Noizy prej dy ditësh është kryetema e lajmeve rozë, së pari për rrahjen me reperin Cllevio dhe në mëngjesin e sotëm është vendosur tritol në lokalin e tij në Durrës./Lajmi.net/