A jemi me Ukrainën!? / Serbia po ‘i fërkon duart’!

Kosova është rreshtuar pro Amerikës, në përpjekjet e saj për të rritur frontin e aleancës kundër një pushtimi rus të Ukrainës.

Sot reagoi, ambasada amerikane në Kosovë, për herë të parë publikisht, prej se kur kërcënimi rus për një pushtim ndaj Ukrainës është bërë më realitet se kurrë.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë qëndron me Ukrainën”, ka shkruar sot Ambasada në rrjetin e saj social.

Kjo të duket si një thirrje për ndihmë dhe bashkim, për tu ballafaquar me një armik të jashtëzakonshëm dhe të pamëshirshëm, perandorinë ruse të diktatorit Putin!

Edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar duke i dhënë mbështetje Ukrainës, pra një aleance me perëndimin, të paktën deklarative: “Republika e Kosovës qëndron me Ukrainën”.

SHBA-të dhe shtetet perëndimore vendosën për tërheqjen e ambasadave dhe stafit të tyre nga kryeqyteti ukrainas, Kievi.

Po ashtu SHBA-të u kanë bërë thirrje qytetarëve të sajë që ta lëshojnë Ukrainën sa më parë që të munden, para se gjërat të shkojnë keq, apo të fillojë lufta.

Relacionet me Ukrainën

Ne nuk është se kemi pasur ndonjë ndihmë nga Ukraina drejtpërdrejtë, as nuk na ka njohur ende, qoftë për shkak të trysnisë ruse, qoftë për shkak të relacioneve me Serbinë.

E ka njohur pasaportën tonë.

Dëme a kemi pasur? Po, së paku mijëra tonë hekur, dhe mbase produkte të tjera janë importuar në Kosovë nga tregtarë të pandershëm, të hekurit të kontaminuar nga radiokativiteti i termocentralit bërthamor të Çernobilit.

Ku i dihet edhe ushqime të lira të kontaminuara apo të dyshuara për kontaminin na janë shitur.

Por, të gjitha këto nuk përbëjnë më histori për të cilën mund të mbetemi të lidhur dhe ta shikojmë me neutralitet pushtimin rus të saj.

Sigurisht as perëndimi nuk do ta shikojë me neutralitet.

Por, nuk e di nëse do të jetë aq shumë e frikësuar Ukraina dhe Europa Perëndimore për një pushtim rus, sikur perëndimi mos ta kishte ndihmuar dhe t’i kishte kërkuar asaj që të eleminonte të gjitha kokat bërthamore, që dikur ajo i kishte me shumicë, si vend i dal nga Bashkimi Sovjetik, ku vetë Moska i kishte dislokuara, për t’i pasur sa më afër kufirit europian, për një përballje të mundshme gjatë ekzistimit të Paktit të Varshavës.
Advertisment

End of break ads in 5s

Thirrjet për paqe, të pamjaftueshme

Ukraina është një vend i dominuar nga katolikët, dhe si pasojë ajo ka lidhje më të shumta kulturore dhe të tjera me vendet e krishtera katolike.

Kështu, sot nuk ka munguar as thirrja për paqe nga Papa Françesku, i cili ka bërë thirrje për “lutje për paqe” më 26 janar, me shpresë për t’i dhënë fund krizës së Ukrainës. “Po ndjek me shqetësim rritjen e tensioneve që kërcënojnë të shkaktojnë një goditje të re të paqes në Ukrainë dhe të vënë në pikëpyetje sigurinë në Evropë, që mund të ketë edhe pasoja më të gjera”, tha Papa më 23 janar.

Pra, Papa e shpreh hapur se është i informuar saktë për rrezikun e një lufte të gjerë, ndërsa për Ukrainën si duket është punë e kryer, rënia nën Rusinë putiniste.

Halli i Papës është Europa, dhe zgjerimi i kësaj lufte, mbase edhe me përmasa tej europiane, nëse do të hapte Rusia apo Kina edhe ndonjë front lufte në Azi!

Aktualisht sipas perëndimit Moska ka grumbualluar rreth 100 mijë trupa në kufirin me Ukrainën, ndërsa sipas inteligjencës ukrainase, janë grumbulluar 125 mijë forca. Edhe perëndimi edhe Ukraina, kanë paralajmëruar se Rusia po përpiqet ta provokojë një skenar, se kinse ‘rusët në Ukrainë’ janë viktima të pushtetit, diçka të ngjashëm me rastin “Panda” në Pejë gjatë luftës të kryer nga Serbia, por në përmasa më të mëdha.

Po ashtu Perëndimi dhe Ukraina janë të bindura se Rusia e ka skenarin e gatshëm për rrëzimin e Qeverisë properëndimore, dhe pas konfliktit ta vendosë një qeveri pro ruse apo edhe mbase t’ia nënshtrojë plotësisht Moskës. Ky skenar, pos rrëzimit të qeverisë nuk është shtjelluar më tej.

Por, rreziku zbulohet nga vetë retorika ruse, që ka ambicie drejt vendeve baltike, Polonisë, Moldavisë, Rumanisë dhe Bullgarisë. Për këto dy vende e ka shprehur qëndrimin që NATO-ja duhet të tërheqë trupat nëse dëshiron paqe me Moskën!

Veriu

Të gjitha këto skenare, kanë edhe një skenar paralel, për të cilin kemi shkruar, ndër të parët: rrezikun apo kërcënimin serb ndaj veriut!

Tashmë janë shtuar zërat se Serbia, pas kërcënimeve të bëra nga Presidenti Vuçiq dhe shefi i Shtabit të Ushtrisë Serbe, një skenar ogurzi mund të jetë i gatshëm për invadim të veriut.

Ndërsa, institucionet tona kanë heshtur, dhe madje Qeveria ende nuk është shprehur për Ukrainën!

Ne nuk mund të japim kontribut në atë konflikt, por mund të nxjerrim mësime, se si ta shpëtojmë territorin tonë nga ai serb!

Shqiptarët duhet të jenë gati për një luftë me Serbinë, e cila po ‘fërkon’ duart me shpresë se Moska do ta mbështesë drejt fitores!

Është e habitshme heshtja e partive opozitare dhe mos kundërvënia as retorike ndaj kërvcënimeve të Serbisë.

Shqiptarët e pangopur me pushtet, në vend se të jenë syhapur dhe të gatshëm për ballafaqim, po i ‘fërkojnë’ duart, se mos ndoshta nga kriza në veri, mund të ngjiten sërish në pushtet, dhe të thonë pastaj, a ju thoshim ne: Të shkëmbejmë territor, ta merrnim Preshevën, se veriu nuk është i yni!

Tradhtarët do t’i shohim sërish në skenë, por mbase për herë të fundit!