A ishte gruaja e axhës së Arditës, e afërme me Ilazin? Dyshimet dhe ndërlidhja e krimit në Majac

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me tragjedinë në Majac të Podujevës, ku tre persona përfunduan të vrarë.

Ardita Gashi, 31-vjeçare, dyshohet se ka vrarë të dashurin e saj, Ilaz Brahimin, si dhe gruan e axhës së saj, 73-vjeçaren Miradije Gashi të dielën e 22 marsit, transmeton Klankosova.tv.

Në emisionin “Kosova Today”, gazetari Vullnet Krasniqi deklaroi se gruaja e axhës së Arditës, ka qenë familjare ose e afërt me të ndjerin, Brahimin.

“Tash vjen pyetja, pse është viktima gruaja e axhës së saj. Ardita ka jetuar me mixhën e saj, për shkak se nuk e ka njërin prind, i ka dy vëllezër që i punojnë në ndërtimtari, domethënë kemi të bëjmë me një rast jo të mirë financiarisht, dhe me një rast shumë të mirë financiarisht. 73-vjeçarja, ka qenë e afërme ose familje e Ilazit, e martuar në Majac. Dyshimi kryesor ka qenë që ajo e ka ditë për jetesën në Gjermani, dhe se Ardita e ka kuptuar së fundmi”, tha gazetari.