A ishte efikas mësimi online?

Safit ZEQIRI
Vetë mosprezenca e nxënësit në atmosferën e shkollës, mjafton edhe mosvëmendjen e orës online mësimore. Çdo agim dhe çdo pranverë që vjen, simbolizon një fillim dhe shpresë të re, edhe një sezon shkollorë brenda një viti të ri simbolizon të njëjtën gjë. Se shkollimi është i nevojshëm dhe shumë i rëndësishëm, këtë padyshim e dimë të gjithë. Sepse, arsimi e ndihmon gjeneratën e re të formohet dhe të edukohet, në mënyrë të drejtë dhe me përgjegjësi.
Për shkak të pandemisë më Covid-19, e njohur si Koronavirus, janë shkaktuar telashe për fillimin e vitit shkollor. Problem është për çdo nxënës, e sidomos ata që u regjistruan në klasë të parë dhe nuk do të mund t’i gëzohen fillimit të shenjtë si ne më parë.
Për të filluar viti shkollor gjatë kësaj periudhe, duhet gjetur zgjidhje, e zgjidhja arrihet me ide që duhet të jenë të realizuara.
Pasi që ka mundësi të jetë ndarja e numrit të nxënësve në klasë, një nxënës-një bankë, përafërsisht 14 nxënës në një klasë, me orë mësimore prej 30 minuta dhe dita e shtunë ditë pune, afërisht me tre ndrime, me plan konkret dhe orarë pune ndryshe nga ai i rëndomtë, porcesi edukativo-arsimor mund të realizohet pa asnjë problem.
Për paralelet e para dhe të dyta, mund të “ndërpriten” disa lëndë. Për klasët tjera me shkurtim të ndonjë ore mësimore, gjegjësisht fondit të orëve, për shembull, nga gjithsej 144 orë në 108, nga 108 në 76 e kështu me radhë.
E gjithë kjo që të mundësohet njësive mësimore të zbërthehen nga mësimdhënësit.
Mbrojtja është e domosdoshme për të gjithë, maskat, dezinfektimin e duarve dhe klasve duhet bërë sipas Protokolit dhe masave që do të vendos Komisioni për sëmundje infektusese.
Fillimisht komunat më pas edhe MASh (Ministria per Arsim dhe Shkence) t’i sigurojë paisjet dhe mjetet për dezinfektim në kontinuitet dhe pa ndërprerje.
Shërbimet e Byrosë për arsim, bashkë me Ministrinë e arsimit dhe shkencës, duhet të kenë parasysh dhe të marrin mendim nga mësimdhënësit, sepse, po ata janë ata që do të përballen të parët me sfidën e re në zilën e parë të shtatorit.
Mësimi online nuk jep fryte, duke pas parasysh pikë së pari edhe kushtet e shumë nxënësve se, a kanë apo s’kanë paisje elektornike, kompjuterë, tabletë e të tjera, dhe fakti kryesor, a kishin vëmendjen në orën mësimore, deri te ajo se, vallë e kuptuan mirë dhe arritën qëllimin e po asaj njësie mësimore.
Mësimdhënësit si dhe prindërit bashkë me ta në këtë vit shkollor që kaloi, kishin shumë telashe e shumë sygjerime e dilema, por edhe duke vënë në pikë të parë, si dhe sa mësuan nxënësit-fëmijët e tyre, ndaj duhet marrë shumë seriozisht fillimin e këtij viti shkollorë dhe për të arritur formimin dhe edukimin e gjeneratave të reja.