A i dërgoi Ramush Haradinaj bijtë e Kosovës drejt kasaphanës së Kumanovës me qëllim?

A ishin në të njëjtin thes Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Ali Ahmeti dhe Gruevski në një komplot të përbashkët në rastin “Kumanova”?E vërteta është se Ramushi dhe Hasha, bashkëpunojnë ngushtë me kriminelët serbomëdhenj të Ballkanit
Gjenerali shqiptaro-amerikan me tre yje, në pension, Muharrem Maralusha, ende beson se ngjarjet e Kumanovës ishin një komplot, që kishte disa qëllime, eliminimin e dëshmitarëve për proceset në gjykatën speciale, eliminimin e kundërshtarëve, mbajtjen e Gruevskit në pushtet etj.

Ai beson se Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi, kishin bashkëpunuar ngushtë me kriminelët serbomëdhenj të Ballkanit.

Postimi i plotë i gjeneralit Muharrem Maralusha

A i dërgoi Ramush Haradinaj bijtë e Kosovës drejt kasaphanës së Kumanovës me qëllim që t’ia mbylli gojën dëshmitarëve potencial kundër tij në hetimet që ende nuk kanë mbaruar? A janë në të njëjtin thes Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Ali Ahmeti dhe Gruevski në një komplot të njëjtë (të përbashkët) sa i përket grupit të Kumanovës? Qëllimi i Ramushit ka qenë eliminimi i disa dëshmitarëve. Qëllimi i Hashimit ka qenë me e larguar Ramushin si një kundërshtar gjeografik. Qëllimi i Gruevskit ka qenë me i tregue nacionalistëve serbo-maqedon se shqiptarët janë armiku i përbashkët i tyne mendojnë me e krijuar Shqipërinë etnike (një gjë e tillë ka me ndodhë dhe askush s’ka me pasë mundësi/force) me ndalë. Qëllimi i Ali Ahmetit ka qenë se ai është me ta në një koalicion të përhershëm me nacionalistë sllavo-maqedon.

Grupit të Kumanovës nuk ju lejua me apelue në Gjykatën Strasburgut. Vetëm për një arsye se e vërteta do të del në shesh. E vërteta është se Ramushi dhe Hasha, bashkëpunojnë ngushtë me kriminelët serbomëdhenj të Ballkanit. Këta persona të naltë përmendun, prej fillimit e kanë pas vetëm një qëllim, se si me ardhë te një pasurie në një mënyrë djallëzore.

E me qindra të rinj që u vranë, ishin vetëm sakrifikuar si qengjat për bajram.

I.M./(Bota Sot)