A është prekur Dybala nga koronavirusi? Përgjigjet Juventus

Lajmi se Paulo Dybala është prekur nga koronavirusi, është i rremë.

Juventus kategorikisht ka mohuar lajmin e fundit se sulmuesi i tyre ka dalë pozitiv në Covid-19.

Ishte media ‘El Nacional’ që ditën e enjte raportoi se Dybala ka dalë pozitiv në testet për koronavirus, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se te Juventus ka vetëm një lojtar të prekur nga koronavirusi, dhe ai është mbrojtësi Daniele Rugani.

121 pjesëtarë të Juventus tashmë janë futur në karantinë.