Kur bëhet fjalë për spekulimet në lidhje me statusin e saj të dashurisë, Selena Gomez i ka dëgjuar të gjitha këto edhe më parë.
Por kur rikthehen sërish thashetheme të tilla, këngëtarja 29-vjeçare ka bërë me dije duke zbuluar se ku qëndron momentalisht në lidhje me jetën personale.
Së fundmi në TikTok, ajo ka postuar një video të vetes duke sinkronizuar fjalët në audion virale të King Nas, e cila shfaq një burrë që liston komplimente në përpjekje për të bindur një grua që t’i japë atij një shans dhe gruaja nuk e merr seriozisht dhe nuk interesohet për të.