A është hequr “non grata”? Berisha pritet më duartrokitje në Parlament: Unë erdha, u krye

Kryetari i Partisë Demokratike u prit me duartrokitje nga deputetët e PD-së pasi hyri në sallën e Parlamentit këtë të enjte.

Menjëherë, Berisha u ngjit në foltore dhe tha: “Unë erdha, u krye!”, duke shkaktuar ovacione te demokratët.

I pyetur nga gazetarët nëse i ishte hequr “non grata”, Berisha nuk pranoi të përgjigjet. I u pyet disa herë nëse ka pasur ndonjë komunikim me Shtetet e Bashkuara, por nuk komentoi. (A2 Televizion)