A do të përçahet vota në Kërçovë me dy kandidatë? Përgjigjet Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka komentuar edhe dy kandidaruat për zgjedhjet lokale në Kërçovë, atë të Fatmir Limanit si kandidat i pavarur dhe të Fatmir Deharit nga radhët e BDI-së. Në pyetjen e TV21, se a mendoni se do të përçahet vota në Kërçovë, Ahmeti me përgjigje: “Për këtë vendosin qytetarët. Fatmir Dehari është kandidat nga BDI, kurse Fatmir Limani është kandidat i pavarur dhe vendosin qytetarët më 17 tetor. Për të ardhur deri te vendimi që Fatmir Dehari të jetë kandidat edhe për një mandat janë bërë sondazhe dhe ka përkrahjen jashtëzakonisht të madhe nga qytetarët”, deklaroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Minuta 5:16