A do të ndikojë vera tek ngadalësimi i koronavirusit?

Ndërkohë që në Britani apo Europë pritet të shënohen temperatura mbi 20 gradë Celsius së shpejti, shkencëtarët do të monitorojnë se si reagon koronavirusi në këto kushte të reja.

Epidemitë e gripit zhduken kur dimri përfundon, por a do të ndodhë edhe me koronavirusin?

Por një studim i familjes së koronavirusit, nga vjen dhe COVID- 19 u publikua dhe javën e kaluar dhe tregonte pikërisht se koronaviruset në shkurt kanë një numër shumë të lartë infektimi kurse në verë shumë ulët, transmeton Balkanweb.

Por studime të tjera tregojnë se koronaviruset janë sezonale në klimat e buta. Pritet vetëm koha ta tregojë se çfarë do të ndodhë me COVID-19 që ka infektuar deri tani mbi 1 milionë e 200 mijë banorë të Tokës.