Ka pasur gjithnjë zëra për Hashim Thaçin si spiun, gjë të cilën e ka konfirmuar Ish-kreu i Shërbimit Sekret Francez Pierre Siramy, në një dokumentar special të “Canal +”-it. Sipas Siramy-t, në rekrutimin e kandidatit për president të Kosovës ishte i përfshirë agjenti Arnaud Danjean. Për më tepër sipas Siramy, Thaçi edhe sot e kësaj dite, është agjent (spiun) i Francës.
Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Hashim Thaçit ishte i përfshirë agjenti Arnaud Danjean në atë kohë Oficer Hulumtues për Çështje të Ballkanit. Po ashtu, dokumentari zbulon se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është furnizuar me armë nga Parisi. Në dokumentarin e “Canal+”-it thuhet se në Francë ekzistojnë histori të cilat preferohen të mbeten sekrete, por gjithnjë në kuadër të diplomacisë, pasi Franca ndonjëherë dëshiron të ndikojë nën hije. Mirëpo, ish- drejtori gjeneral i Shërbimit Sekret Francez, Pierre Siramy, thotë se fjala spiunazh përdoret vetëm nga kundërshtarët e armiqtë, ai preferon ta quajë hulumtim. Për të “legjitimuar” pretendimet e z.Siramt, edhe vet CIA ka deklaruar një gjë të tillë.
Agjencia amerikane e inteligjencës kishte reaguar në pas arrestimit të liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj, në shtetin e Francës.
CIA ka identifikuar rrjedhën e cila ka çuar në arrestimin e Ramush Haradinajt, i cili me herët është arrestuar edhe në Slloveni. Dhe nga të dhënat e agjencisë së intelegjencës amerikane del se në këtë veprim të policisë franceze kanë gisht shërbimet sekrete të dy shteteve, Francës dhe Kosovës.
Sipas CIA’së, arrestimi i Haradinajt ka ardhur si kërkesë nga Kosova, më saktë nga Presidenti Hashim Thaçi, i cili përshkruhet si spiun i shtetit francez. Dhe e tërë kjo si pasojë e inatit mes Thaçit e Haradinajt, e veçanërisht kohëve të fundit, pasi Haradinaj ishte ftua në inaugurimin e Donald Trump, kurse Thaçi jo, ani pse president i Kosovës.
Tanimë që Thaçit po i vjen fundi, dhe me gjasë brenda këtij muaj do i konfirmohet aktakuza dhe më pas arrestimi, a do lejoj Franca të arrestohet spiuni i tyre, apo do e mbroj njeriun “e tyre”?
Kjo mbetet të shihet, mirëpo siç po shihet fundi i muajit Thaçin do e gjej në Hagë.