A do të kthehen nxënësit në shkollë në gjysmëvjetorin e dytë? Ja si përgjigjet ministrja Carovska!

Ministrja për arsim dhe shkencë, Milla Carovska, mbetet në qëndrimin se mësimi on-line duhet të vazhdojë edhe në gjysëmvjetorin e dytë të vitit shkollor 2020/21. carovska vlerëson se kjo është mënyra më e sigurtë, kurse arsimtarët veçmë janë ambientuar me këtë sistem të mësimit, transmeton gazeta Lajm.
“Komisioni për sëmundje ngjitëse para një muaji mbajti mbledhje lidhur me atë nëse do të ketë ndonjë ndryshim. Vlerësojmë se mënyra më e sigurt është mënyra se si filloi viti shkollor të vazhdojë edhe në gjysëmvjetorine dytë, me të vetmin qëllim që të ruajmë kontinuitet, kurse numri i rasteve pozitive në sistemin arsimor të mbetet në nivelin që e kemi”, deklaroi Carovska.
Ajo nënvizoi se në rast se ndodh ndonjë ndryshim në gjendjen epidemiologjike, KSI dhe Ministria e shëndetësisë do ta shqyrtojnë këtë çyshtje, bashkë me Ministrinë e shëndetësisë.