A do të ketë paga në fund të muajit? – Flet Rama

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se “nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon”!

Postimi i Ramës në Facebook:

🔴 ju lutem të gjithë atyre që janë në shtëpi pas mbylljes së aktivitetit ekonomik, të rrinë të qetë dhe bëjnë durim sepse të enjten do të kemi gati planin e garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi!

🔴 nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon!

🔴 durim ju lutem dhe besim që po punojmë papushim për të mos lënë asnjë vetëm në përballimin e pasojës financiare të mosvajtjes në punë!