Ministri i SHëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se Komisioni për Sëmundje Infektive nuk rekomandon masa shtesë për mbrojtje nga Covid-19, përcjell TV21. Filipçe tha se KSI vlerëson se masat aktuale janë të mjaftueshme për të përballuar gjendjen aktuale epidemiologjike në vend.
“Për momentin nuk do të ketë rekomandime për masa të reja kufizuese, absolutisht mendojmë se këto janë të mjaftueshme, me atë që duhet të respektohen”, tha mes tjerash Filipçe.