A do të formojnë parti të re ish-deputetët e PDSH-së? Përgjigjet Bekim Fazliu! (Video)

Imazhet që postojnë nëpër rrjetet sociale, ish deputetët e PDSH-së, Bekim Fazliu, Orhan Ibrahimi e Gazmend Aliu, kanë shtuar zërat për mundësinë e formimit të një subjekti të ri në skenën politike shqiptare. Por, në një intervistë për gazetën LAJM, ish-deputeti Bekim Fazliu, thotë se shqiptarët nuk kanë nevojë për parti të reja, por sipas tij, nevojitet bashkëpunim opozitar për ta larguar BDI-në nga pushteti.

“Shqiptarët kanë mjaftë parti politike. Edhe një do të ishte e tepër. Mirëpo ajo që realisht u nevojitet shqiptarëve, është bashkimi i shqiptarëve kundër mendësisë ekzistuese politike. Në këtë drejtim jemi duke punuar me shokët që i përmendet, por jo vetëm me këta, por me shumë të tjerë edhe nga diaspora, edhe nga këtu. Njerëz të mirë, të ndershëm që të krijohet një ide me qëllime të ndershme dhe që do t’i shërbejë shqiptarëve për ta larguar sa më parë nga pushteti këtë të keq të shqiptarëve”, u shpresh Falziu për gazetën LAJM.