A do të blejnë Bujar Osmani e Fatmir Besimi tani shtëpi në Dizhon, pas fitores së BDI-së në këtë lagje?

Sipas rezultateve zyrtare të shpallur prej KSHZ-së, BDI ka fituar bindshëm në lagjen Dizhon.
Mirëpo, është interesant se në këtë lagje me kushte substandarde për jetë, pa rrugë dhe infrastrukturë normale, nuk jeton asnjë nga funksionarët më të lartë të BDI-së. Fatmir Besimi ka shtëpi në Taftalixhe (Karposh), Izet Mexhiti në Butel, Bujar Osmani në Fushë Topanë (400 mijë euro) afër Musa Xhaferit, e kështu me radhë.

Parashtrohet pyetja, pse funksionarët e BDI-së nuk kanë shtëpi në këtë lagje, apo fundja pse nuk punojnë më tepër për rregullimin e kësaj lagje? Apo ajo u nevojitet vetëm për vota, kurse punët i realizojnë në lagjet ku jetojnë.