Osman Azizi-Xhani, me prejardhje nga Çegrani i Gostivarit, ka qenë pjesë e delegacionit që ka nderuar dëshmorët e rënë në mbrojtje të Vukovarit në 29 vjetorin e çlirimit të këtij qyteti kroat nga forcat serbe në Luftën Atdhetare të viteve të nëntëdhjeta. Azizi gjatë kohë jeton në Vukovar, ku ka edhe biznesin e tij familjar. Ai ka vendosur kurorë në varrezat e dëshmorëve në Vukovar në cilësinë e përfaqësuesit të entitetit shqiptar në këtë qytet.
“Nga Maqedonia kanë rënë tetët shqiptarë në mbrojtje të Vukovarit. Numër edhe më të madh ka pasur nga Kosova”, deklaron Azizi për gazetën Lajm.
Lufta për Vukovarin ka qenë një ndër luftërat më të ashpra të zhvilluar mes ushtrisë kroate dhe ushtrisë serbe-jugosllave. Në këtë luftë kanë marrë pjesë edhe shumë shqiptarë nga trojet e ish Jugosllavisë.
Shkatërrimi i qytetit nga forcat serbo-jugosllave u bë sinonim i shkatërrimeve luftarake në mbarë Ballkanin në vitet e nëntëdhjeta.








