Milani pa trajner zyrtar në tri ndeshjet e ardhshme

during the Serie A match between AC Milan and Brescia Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on September 1, 2019 in Milan, Italy.

Milani ka konfirmuar se në testimin e fundit për COVID-19, ka rezultuar pozitiv edhe zëvendëstrajneri Giacomo Murelli.

Milani do të jetë pa trajner zyrtar në tri ndeshjet e ardhshme, pasi që ditë më parë edhe trajneri Stefano Pioli rezultoi pozitiv në testin për koronavirus, raporton Gazeta Express.

Murelli ka qenë i izoluar që nga dita e shtunë pasi që trajneri Pioli rezultoi pozitiv. Ai është vetizoluar dhe gjendjen shëndetësore e ka të mirë.

Ndeshja e radhës për skuadrën kuqezi do të jetë kundër Napolit të dielën, ndërsa javën e ardhshme përsëri në udhëtim kundër Lille në Ligën e Evropës./Gazeta Express/