Arrestohet pronari i një objekti hotelierik në Gostivar, ka punuar pas kohës së lejuar

Mbrëmjen e djeshme policia e Tetovës ka privuar nga liria pronarin e një objekti hotelierik në Gostivar.

46 vjeçari R.B. është arrestuar rreth orës 22:50 minuta në objektin nën pronësi të tij në afërsi të autostradës Gostivar-Tetovë.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pronari i objektit është arrestuar për shkak se ka punuar jashtë orarit të lejuar komfor masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, respektivisht ka shkelur ndalesën për mbyllje të objekteve hotelireike/gastronomike pas orës 21:00, ndërsa në objektin e tij janë hasur 12 persona.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit, ndërsa objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.