Para takimit të nesërm të Këshillit të ministrave tashmë është e sigurt se Bullgaria do të thotë JO për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE. Zëdhënësja e Këshillit Evropian, Ana Pisonero, deklaroi se Komisioni edhe më tej shpreson se negociatat me RMV do të fillojnë së shpejti, por nuk deshi t’i komentojë deklaratat e ministres bullgare për punë të jashtme, Ekaterina Zaharieva, e cila dje deklaroi se nuk mund të bëhemi anëtare e BE nëse e festojmë Titon.
“Qëndrimi ynë është i qartë, Komisioni evropian angazhohet që Konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt, që të mund kjo të ndodhë, të gjithë jemi të vetëdijshëm që nevojitet marrëveshje në Këshillin për kornizën negocuese. Ky ende është një rast që vendet anëtare të Këshillit duhet të dakordohen për kornizën negocuese. Është e pamundur të parashihet nëse do e bëjë këtë, por është e qartë që i inkurajojmë të dy palët që të përforcojnë përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes”, deklaroi Ana Pisonero – zëdhënëse e KE.
Në lidhje me atë që kërkesat e Bullgarisë të bëhen pjesë e nenit shtesë të 35 nga korniza negocuese, Pisonero nuk deshi të komentojë.
“Nuk i komentojmë qëndrimet individuale të vendeve anëtare në kontekst të negociatave. Ajo që është e qartë është se na nevojitet marrëveshje nga gjithë vendet anëtare, kjo është kjo, mund ta kuptoni se nuk mund të shkojmë më tej. Komisioni e parashtroi propozimin e vet në korrik, tani vendet anëtare duhet të dakordohen për tekstin”, u shpreh Ana Pisonero – zëdhënëse e KE.
Edhe në brifingun e mëngjesit me gazetarët, diplomat i lartë nga vend anëtare e BE ka porositur se nga deklaratat e ministres bullgare për punë të jashtme, Ekaterina Zaharieva, është e sigurt se nuk mund të pritet që Sofja të heq dorë nga bllokada për fillim të negociatave me vendin tonë, por përpjekjet diplomatike vazhdojnë dhe ende besohet se ekzistojnë mundësi që të harmonizohet korniza negocuese, ka theksuar diplomati. Sipas diplomatëve, nga Brukseli pritet shumë shpejt iniciativë e re nga kryesimi gjerman ditëve të ardhshëm që të përafrohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes me shpresë se mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare në dhjetor. Nesër në rend të ditës në Këshillin e ministrave është edhe korniza negocuese me Shqipërinë, e cila është në pako së bashku me Maqedoninë, ndërsa deri më tani nuk ka vërejtje për fillimin e negociatave mes Tiranës dhe BE.