Komisioni për Financa dhe Buxhet do të mbajë sot debat mbikëqyrës me temën: “Përcaktimi i arsyeve dhe zbatimi i ligjeve në procedurën për çuarjen në falimentim të Bankës Eurostandard SHA Shkup”.
Në debatin mbikëqyrës janë të ftuar të marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit, koordinatorët e grupeve parlamentare në Kuvend, deputetët të cilët nuk janë të organizuar në grupe parlamentare dhe pjesëmarrës të tjerë dhe mysafirë, kumtoi pres shërbimi parlamentar.
Komisioni për Financa dhe Buxhet do të ftojë dëshmitarë nga organe dhe institucione të ndryshme shtetërore të marrin pjesë në debatin mbikëqyrës dhe të japin deklarata dhe përgjigje për pyetjen që është temë e debatit mbikëqyrës.
Debati mbikëqyrës mbahet me sugjerimin e partive të opozitës.