Sulmuesi anësor i Lyon, ka qenë dëshira e Ronald Koeman te Barcelona verën e fundit, por ky transferim nuk u kompletua shkaku i krizës së shkaktuar nga COVID-19 te katallanët.
Por, ylli holandez ka thënë se për momentin mbetet i fokusuar te Lyon.
“Kush nuk do të dëshironte të shkonte te Barcelona”, është përgjigjur Depay në pyetjen në lidhje transferimin e tij te skuadra katallanë, përcjell lajmi.net.
“Ai është një klub i madh, ne do të shohim çfarë do të sjellë e ardhmja. Barca është një nga klubet më të mëdha dhe të gjithë do të dëshironin të luanin atje, por unë jam i përqendruar vetëm te Lyon dhe Holanda”.
“Afati i transferimeve nuk është hapur ende, dhe nuk po e mendoj atë për momentin”.
Depay së fundi ka qenë i lidhur edhe me një transferim te Milan.




