Ejup Rustemi emërohet drejtor i ri

Ish-zvministri i mjedisit, Jani Makraduli, u emërua para 4 ditësh drejtori i ri i “Postës së Maqedonisë”.

Ndërkaq pa bujë dhe pa njoftim para 4 ditësh është emëruar edhe ish-Drejtori i Postës së Maqedonisë, Ejup Rustemi nga BDI, si drejtor i NP “Rrugët e Shtetit”, konfirmojnë lajmin portalet maqedonase.

Rustemi u emërua drejtor i SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” në gusht 2018. Ndërsa tani do të udhëheq një firmë shtetërore që ka dhjetra milion euro fitime në vit.Shqipmedia

Nga viti 2002 deri në vitin 2006 u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Ku përkrah funksionit deputet ishte edhe kryetar i Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive dhe anëtar i Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji.

Në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2007 gjendet në pozitën e drejtorit gjeneral në SH.A “GAMA” , nga viti 2007 deri në vitin 2008 asistent në fakultetin Matematiko – Natyror pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, drejtimi Informatikë.

Funksionin drejtor gjeneral në SH.A “Posta e Maqedonisë” e ushtroi nga viti 2008 deri në vitin 2011.

Për drejtor të Agjensionit për rezervat e mallërave të Republikës së Maqedonisë u zgjodh në vitin 2011 ku qëndroi deri në vitin 2013, dhe në të njejtin vit nga muaji Mars deri në muajin Qershor ushtroi funksionin drejtor i Agjensionit për menaxhim të mallërave të konfiskuara në Republikën e Maqedonisë.

Nga viti 2013 deri në vitin 2014 është asistent në lëndën e Teknologjisë së Informacioneve në fakultetin Matematiko – Natyror pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, drejtimi Informatikë.

Në vitin 2014 përsëri u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ku përkrah funksionit deputet ishte edhe kryetar i Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive, anëtar i Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji si dhe anëtar i Komisionit për arsim, shkencë dhe sport.

Në pozitën drejtor gjeneral në SH.A “Posta e Maqedonisë” vjen me 2018 si doktor i shkencave të Informatikës në fakultetin Matematiko – Natyror pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Në vitin 2020 emërohet drejtor i NP “Rrugët e Shtetit”.