Elvana Gjata për Koço Devolen: Vepra e tij tashmë është një testament arti

Këngëtraja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, ka treguar se sa e prekur është nga vdekja e aktorit shqiptar, Koço Devole, shkruan lajmi.net.

Këtë e bëri nëpërmjet postimit të disa fotografive në llogarinë e saj në Instagram.

Elvana thotë se vepra e tij tashmë është një testament arti.

“Hidhërimi është kaq i madh…Ikonë e artit shqiptar. Vepra e tij tashmë është një testament arti. E lumtur që të kam njohur dhe krenare që kam punuar krah teje… U prehsh në paqe mjeshtër”, ka shkruar këngëtarja shqiptare Elvana Gjata.

Tashmë i ndjeri, Koço Devole ka luajtur së bashku me Elvanën në komedinë e Ermal Mamaqit “2 Gisht Mjaltë”, vitin e kaluar./Lajmi.net/