Ilir Meta shpreh ngushëllimet e tij pas vdekjes së Koço Devoles: Do të na mungojë të gjithëve

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram për vdekjen e Koço Devoles, shkruan lajmi.net.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën.

Meta thotë se humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve.

“Sa shumë trishtim nga ky lajm!Sikur të na thoje se bëre shaka, nga ato të kripurat, që ti na bëje gjithmonë! Humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve. Familjes Devole, të afërmve dhe gjithë artistëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Do të kujtojmë gjithmonë duke qeshur i dashur Koço! U prehsh në paqe!”, ka shkruar Meta.

Koço vdiq në moshën 75-vjeçare. Siç raportojnë mediat shqiptare, ai ka vdekur si pasojë e koronavirusit teksa ishte i shtrire prej disa ditësh në spital. Ai vuante edhe nga sëmundja e leukemisë./Lajmi.net/