Tifozët e Manchester United në gjithë botën po kërkojnë largimin e Ole Gunnar Solskjaer.
Pavarësisht rezultateve jo të mira, drejtuesit e klubit vazhdojnë ta mbështesin trajnerin norvegjez.
Një ndeshje shumë e rëndësishme për Manchester Unitedin, është ajo e së shtunës kundër Everton, para se cilës është deklaruar trajneri Carlo Ancelotti.
“Unë mendoj se kurrë nuk ka kohë të mirë për të luajtur kundër Manchester United, sepse siç thash, është një ekip i fortë me përvojë dhe cilësi”, ka deklaruar Ancelotti, përcjell lajmi.net.
“Në përgjithësi, më pëlqejnë të gjithë trajnerët. Është punë e vështirë. Unë kam më shumë përvojë se ai, dhe mund t’i them se kur gjërat nuk shkojnë mirë, ka vetëm një person përgjegjës, dhe ai është trajneri”.




