Gazetari ndërkombëtar, Nefail Maliqi, në një postim të tij në Facebook ka publikuar një foto të tij gjatë intervistës me Hashim Thaçin, ku gjithashtu ka bërë publike 8 pyetjet që Hashim Thaçi nuk iu kishte përgjigjur kurrë.
Nga gjithsej 8 pyetjet, njërat ndër to janë: “Çfarë e ka ndaluar Kosovën, respektivisht gjykatat të bëjnë hetime për krimet serbe në Kosovë?” dhe “Pse Thaçi apo Prishtina e Triana nuk e paditën senatorin Dick Marty për “Shtëpinë e Verdhë?”.
Gazetari Maliqi i cili jeton në Zvicër, këto pyetje ia ka bërë Thaçit kur ishte në Prishtinë.
Postimi i tij i plotë:
Ja 8 pyetjet e mia që Hashim Thaçi kurrë nuk m’u përgjigj?!
Sikur t’i kishin realizuar këto tetë pyetjet e mia në Kosovë këto 20 vitet e fundit nga ish-presidenti dhe qeveria e Kosovës, sot Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk do të ishin në Hagë!
1. Çfarë e ka ndaluar Kosovën, respektivisht gjykatat e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës të bëjnë hetime për krimet serbe në Kosovë?
2. Pse Hashim Thaçi, Qeveria e Kosovës kurrë këto 20 vitet nuk e akuzuan Serbinë për krime dhe gjenocid?
3. Pse 82 deputetët e PDK-së dhe LDK-së (te njëjtit qe e rrëzuan Qeverinë Kurti) dëgjuan Hashim Thaçin që me 3 gusht 2015 ta votojnë specialen kundër UÇK-së, kundër luftëtarëve të lirisë dhe pavarësisë?
4. Pse Thaçi apo Prishtina e Tirana nuk e paditi senatorin zviceran Dick Marty për “shtëpinë e verdhë”, gjegjësisht raportin që disa në Kosove e Shqipëri e quajtën “falco” apo “raport i Serbisë” etj..
5. Pse Thaçi nuk e paditi kryeprokuroren zvicerane Carla del Ponte për librin e saj apo për “genjeshtrat” siç e akuzuan nga Prishtina disa liderë?
6. Pse Thaçi nuk i dha mirënjohje serbes Natasha Kandiqit e cila zbuloi 14 varreza masive të shqiptarëve në Serbi dhe bëri për Kosovën më shume se sa liderët kosovar?!
7. Pse Kosova votoi speciale për të themeluar një gjykate nacionale e pse nuk e lejuan themelimin e një gjykate nën patronazhin e OKB që do te ishte një gjykatë “multinacionale”, sepse krime kishin bërë serbët?
8. Pse po flisni qe 20 vite se Preshevën po e marr dhe ajo ende gjendet nën Serbi?
Pra, këto ishin tetë pyetjet e mia qe ja kam e bërë edhe ish-presidentit Thaçi nga takimet e mia që kam pasur me të në zyre e tij në Prishtinë, që kurrë s’kam marrë përgjigje?!
