Man Utd do të provojë sërish transferimin e Dembele

Sipas Mundo Deportivo, sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, është ende pikë interesimi për drejtuesit e Manchester United, që mund të bëjnë një përpjekje për të nënshkruar me atë në fillim të vitit 2021.

Sidoqoftë, sipas medies spanjolle, Manchester United do të provojë huazimin e 23 vjeçarit deri në fund të sezonit.

Kjo edhe mund të paraqes probleme, me Barcelonën që janë të interesuar për shitjen e Dembele, shkaku i krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Madje, raportohet se Dembele së bashku me katër lojtarë tjerë do të vendosen në shitje nga katalanët në afatin kalimtar të janarit.