Lajm i Fundit: Padi penale kundër katër anëtarëve të KSHZ-së

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale kundër katër anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Padia është për shkak të tenderit të realizuar për faqen e KSHZ-së, që e fitoi kompania Duna Comuters, transmeton gazeta Lajm.
MPB vlerëson se katër anëtarët në fjalë edhe pse është dashur, nuk e kanë penguar këtë kompani të fitojë tenderin edhe pse nuk ka plotësuar kushtet.
Me këtë veprim të tyre ata i kanë mundësuar kompanisë në fjalë që të përfitojë 15 mijë euro dhe 5 mijë euro tjera.
Anëtarët e KSHZ-së akuzohen për shpërdorim të detyrës.