Gara në SHBA për zgjedhjet presidenciale sa vjen dhe intensifikohet. Ka një qartësim në rezultat dhe tashmë edhe një diferencë të dukshme mes dy kandidatëve, Joe Biden, që ka marrë deri më tani sipas projeksioneve 238 vota elektorale, dhe Donald Trump me 213. Nëse humbet, Trump do të jetë i treti president në SHBA në katër dekadat e fundit që nuk rizgjidhet për një mandat të dytë.
Edhe pse nuk kanë ndikim të drejpërdrejtë, sa u përket votive të qytetarëve, Biden për momentin prin me gati 2.5 milionë vota më shumë se Trump. Nga votat e numëruara deri tani Biden ka fituar 69.6 milionë vota, kurse Trump ka fituar 67.1 (Projeksion i agjencisë informative Asocieted Press).
Janë ende 7 shtete të papërcaktuara që mund të vendosin për rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve presidenciale. Trump vijon të jetë në avantazh në katër shtetet që kanë më shumë vota elektorale, si dhe në Alaskë. Ndërsa Biden po fiton në Nevada, ndërsa ka përmbysur rezultatin në Ëisconsin, ku po kryeson ndaj Trump me një diferencë prej 0.3 përqind të votave.
Po ashtu, Biden ka marrë shtete si Ëashington, Oregon, Kalifornia, Neë Mexico, Kolorado, Minnesota, Ilinois, Virginia, Nju Jork, Nju Jersey, Vermont, Nju Hampsher, Masaçusets, Konektikat, Delaëare, Pensilvani, Kansas dhe Maryland
Nga ana tjetër Trump e filloi mirë garën duke ‘blinduar’ dy shtetet që historikisht kanë votuar për republikanët, Indiana dhe Karolina Jugore, por edhe Oklahoman, Missisipin, Alabaman, Tennesseen, Nebraskan, Virxhinian Perëndimore, Ëyoming.
Përfundimisht gara e ‘nxehtë’ dhe deçizive duket në Florida, Ohio, Texas e Pensilvani. Trump dhe Biden duhet të marrin 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet në SHBA ndërkohë që projeksionet deri më tani nuk përcaktojnë një fitues për shkak të garës së ngushtë.
Megjithatë zgjedhjet në SHBA nuk përcaktohen nga vota popullore në nivel kombëtar, por nga votat e Kolegjit Zgjedhor prej 538 anëtarësh. Përveç garës presidenciale, votuesit amerikanë do të zgjedhin gjithashtu të gjithë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve prej 435 ligjvënësish, 35 anëtarët të Senatit prej 100 vendesh, 11 guvernatorë shtetesh, drejtues në nivele të ndryshme të qeverisjes lokale si dhe do të votojnë iniciativa të lidhura me referendume.
Ndiqeni rezultatin live sipas projeksionit të AP:
https://www.google.com/search?q=donald+trump+joe+biden&oq=Donald+Trump+Joe+Biden&aqs=chrome.0.0i457j0l2j69i60l3.4087j0j4&sourceid=chrome&ie=UTF-8




