Loredana bën ndryshimin drastik për videoklipin e ri

Loredana Zefi preferon që zakonisht të qëndrojë bionde, por këtë herë ka vendosur të vijë ndryshe në klipin e ri, shkruan lajmi.net.

Ajo ka publikuar fotografi në rrjete sociale, përmes së cilave paralajmëroi projektin e ri muzikor, që do të lansohet të enjten.

Në videon e këngës, Loredana këtë herë shfaqet me flokë ngjyrë portokalli dhe ky ndryshim i shkonte shumë asaj.

Projekti i ri i reperes titullohet “Tut mir nicht leid”, kurse artistja pritet të shfaqet shumë më ndryshe në skenat e klipit.

Ndryshe, “Rockstar” titullohet projekti i fundit nga Loredana, ndërsa është duke punuar për albumin “Medusa”. /Lajmi.net/