862 raste të reja me koronavirus dhe 14 humbje jete në 24 orët e fundit

epa08517923 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 30 June 2020. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 699 testime për koronavirus dhe prej tyre 862 kanë rezultuar pozitivë. Më shumë raste janë regjistruar në Shkup me 390 raste, Prilepi 55, Velesi 53 dhe Tetova 48. Në 24 orët e fundit po ashtu kanë ndërruar jetë 14 pacientë të prekur me COVID, viktima më e re është një 35-vjeçar. Ndërsa janë shëruar edhe 223 persona.