Bashkimi Evropian ofron 5 milion euro ndihmë për komunat

Bashkimi Evropian do të sigurojë 5 milionë euro për projekte të cilat mund të zgjidhin disa nga problemet e komunave. Ambasadori i BE-së në vend Dejvid Gir, ministri i Pushtetit lokal Goran Milevski dhe Kryetari i BNJVL-së Petre Shilegov zyrtarisht shënuan fillimin e thirrjes për propozim-projekte “BE për Komunat”. Ministri i pushtetit lokal Goran Milevski tha se me këto zgjidhje inovative, përmirësohen nevojat ekzistuese për të krijuar shërbime të reja lokale.

Thirrja ka për qëllim që t`i përforcojë njësitë e vetëqeverisjes lokale përmes tre prioriteteve të BE-së, solidariteti, bashkëpunim dhe qasje të gjelbër.

-Kushti është që projektet të ofrojnë një mënyrë të re për zgjidhjen e problemeve në komuna. Me zgjidhje inovative për të përmirësuar nevojat ekzistuese ose për të krijuar shërbime të reja lokale. Bashkëpunimi me sektorin civil dhe të biznesit është i rëndësishëm për të identifikuar nevojat reale dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë të përshtatshme nevojave të qytetarëve,-deklaroi Goran Milevski, ministër për vetëqeverisje lokale.