Enca bëhet si Adelina Ismaili, publikon foto me vetullën e prerë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka qenë tejet e komentuar gjithmonë lidhur me pamjen e saj të jashtme.

Ishte ndër të parat që guxoi me veshjen e edhe vetulla e saj e prerë ishte e komentuar.

E si duket këngëtarja Enca Haxhia është inspiruar pikërisht nga Adelina pasi së fundmi e ka treguar pamjen e saj të re dhe shihet se e ka prerë vetullën njësoj.

Ishte vetë Enca ajo e cila i ka publikuar disa imazhe në Instagram ndërsa pranë njërit u shpreh si me shaka: Po më kopjuat më jepni kredit./Lajmi.net/