Benzema kapet mat në kamerë, i thotë Mendyt: Mos ia paso topin Vinicius, ai po luan kundër nesh

Francezi u kap nga kamerat në tunelin në ‘Borussia-Park’ duke diskutuar për 20-vjeçarin gjatë pjesës së parë, ku ai i tha Mendy ‘të mos luante’ me të.

Në një bisedë të folur në frëngjisht, Benzema i thotë Mendyt: ”Mos luaj me të. Të betohem për jetën e nënës sime, ai [Vinicius] po luan kundër nesh”, transmeton lajmi.net.

Telefoot lëshoi këto pamje menjëherë pas ndeshjes, të cilat kanë bërë bujë në rrjetet sociale.