Mbrojtësi francez i Barcelonës, Samuel Umtiti, tash e disa kohë lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’.
Lojtari nuk bën pjesë në planet e Ronald Koeman, megjithatë ai nuk dëshiron që të largohet në këtë mënyrë. Umtiti është i vendosur që të luftojë për një vend në formacionin e Barcës.
“Gjithçka ishte e mundur gjatë merkatos. Lyon është klubi im dhe qyteti im. Ata më dhanë mundësinë për t’u parë”, ka thënë Umtiti, transmeton lajmi.net.
“Kishte diskutime, por ishte e shpejtë, asgjë konkrete. Të jem korrekt; Barcelona është Barcelona. Nuk dua të largohem kështu”, shtoi francezi.
Samuel Umtiti ka humbur balotazhin me emra si Gerard Pique, Clement Lenglet por edhe Aruajo.