Mozzik ka reaguar për idenë e Ahmetit: “10 euro hyrja, 2 euro 5 ari tokë”

Është planifikuar që hyrja me veturë në Prishtinë nga qytetet e tjera të jetë 10 euro, e kjo gjë ka ngjallur reagime të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Ndër reaguesit e shumtë është edhe reperi nga Ferizaj, Mozzik, i cili përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me këtë lajm.

Ai tha që me siguri do ta bëjnë edhe ndonjë pako, që përfshin produkte të ndryshme.

“Paskan me bo 10 euro me pagu hyrjen kush vjen nga qytetet tjera ne Prishtine , interesant mesiguri e bojn edhe naj pako”.
“Shembull : ” 12 euro ” 10 euro hyrja edhe 2 euro 5 ari toke. Mjert na”, ka shtuar ai.