“Corona nuk është shaka”, Alketa rrëfen eksperiencën me COVID-19

Alketa Vejsiu është ndër emrat më të dashur të ekranit shqiptar, e cila përmes postimeve që bën në rrjete sociale, i mban fansat të informuar për të rejat rreth saj, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka udhëtuar për në Turqi, nga ku nuk ka hezituar të publikojë imazhe të shumta nga vendet që po viziton.

Me postimin e fundit, moderatorja ka treguar se ajo para dy javësh e kaloi COVID-19, pasi kishte qëndruar 14 ditë e vetizoluar.

Ndër të tjera, Alketa bën thirrje që të gjithë të tregojnë kujdes, ngase virusi nuk është shaka.

“Coronen e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javesh! Qendrova 14 dite ne izolim ne shtepi. Jam mire per fat🙏
Kam degjuar raste vertete te renda dhe lutem cdo dite qe Zoti te mbroje njerezit afer meje dhe te gjithe shqiptaret! Corona nuk eshte shaka. Kujdesuni per veten!❤️
Falenderoni Zotin dhe Festoni cdo dite qe keni shendet dhe jeni ne jete! 🙏”, ka shkruar ajo.  /Lajmi.net/