Tre shtetas shqiptarë do të deportohen në shtetin amë, pasi janë shoqëruar në polici nën dyshimin se kanë punuar në rajonin e Gostivarit, ndërsa kanë pasur leje vetëm për qëndrim turistik. Gjatë periudhës së kaluar ata janë angazhuar për zbatimin e punimeve ndërtimore në rajonin e Mavrovës.
Sipas SPB Tetovë, dje rreth orës 13 e 45 minuta, në Mavrovë, nëpunësit policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme Gostivar i kanë arrestuar G.Sh. (36), K.T. (32) dhe K.T. (30). Të tre janë shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe dyshohet për keqpërdorimin e qëndrimit turistik.
Personat janë ndaluar në Stacionin policor Gostivar për procedurë të mëtejme.