Maqedonia ka regjistruar edhe gjatë këtij 24 orëshi të fundit shifra rekorde sa i përket infektimeve me koronavirus.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një prononcim të dhënë para pak çastesh në TV Sitel ka paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme do diskutohen masat e reja restriktive.
“Po aspolutisht nesër do të diskutojnmë masa tjera plotësuese nga ato që për momentin janë në fuqi, këtu do të përfshijë kufizimet në transportin publik, kufizimin e punës së objekteve hotelerike dhe gjithkund ku do të konsiderojmë se është rrezik, një pjesë e masave do të mund të jenë me target që do të përfshijnë disa komuna disa gjithë territorin e kështu me rradhë…”, u shpreh Filipçe.
I pyetur rreth orës policore Filipçe tha se do të diskutohet nesër duke potencuar mendimin e tij personal se akoma ka hapsirë që ky opsion të shmanget dhe se ulja e shifrave mund të bëhet edhe në këto kushte duke mos vendosur orën policore.




