“Po tregojmë gjithçka që kërcet dhe gjëmon”. Gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung citon deklaratën e kryetarit serb Aleksandar Vuçiq nga një stërvitje ushtarake e mbajtur fundjavën e kaluar në Peshter – duke shtuar se vëmendjn më të madhe nuk kanë shkaktuar ato që “kërcasin e gjëmojnë” – por “armët e heshtura “
“Pekini ka dorëzuar gjashtë dronë CH-92 A në korrik”, tha gazeta, duke shpjeguar se fjala është për një kombinim i fluturakeve pa pilotë – zbuluese dhe luftarake, të cilat “mund të gjuajnë raketa të drejtuara me lazer”.
“Sipas Global Times-it kinez, janë porositur gjithsej 24 fluturake pa pilotë. Secila prej tyre mund të mbajë dy raketa me një distancë prej 250 kilometrash. Dronët fluturojnë në lartësi deri në 5,000 metra dhe lëvizin me shpejtësi 200 kilometra në orë “.
Fluturakja pa pilot “Pegaz”
“Serbia është vendi i parë në Evropë që ka dronë kinezë. Prokurimi është një shprehje e afrimit me Kinën në dhjetë vitet e fundit. Nga ana tjetër, Serbia është një urë lidhëse për Pekinin në projektin e tij ‘Brez dhe Rrugë’, një iniciativë në Evropën Juglindore me të cilën Kina po zgjeron trafikun dhe rrugët e saj tregtare”.
“Por, me bashkëpunimin ushtarak dhe investimet në ‘sigurinë e brendshme’, në të vërtetë ekziston një diversifikim i rëndësishëm i ndikimit kinez”, thuhej në tekst, duke shtuar se Kina, “përveç bashkëpunimit në armatime, po ndihmon Serbinë të krijojë një infrastrukturë mbikëqyrjeje me ndihmë e të cilës Novi Sadin, Beogradi dhe Nishi janë bërë ‘qytete të sigurta’ “.
Duke blerë fluturake pa pilotë – “çmimi i të cilave nuk përmendet” – ushtria përfiton nga shkëmbimi i teknologjive. “Inxhinierët serbë në Kinë po fitojnë njohuri për sistemet e kontrollit të raketave dhe mekanizmat e dronëve që i mbrojnë nga veprimet e armikut.” Sipas tekstit, droni serb i zbulimit “Pegaz-011”, i cili duhet të jetë i armatosur, gjithashtu përfiton nga kjo.
“Teknologji jo të besueshme”
Bashkëpunimi midis Serbisë dhe Kinës ka ngjallur dyshime në Shtetet e Bashkuara – por kjo nuk ka të bëjë me dronë, thotë Andreas Ernst, autor i një teksti në një gazetë zvicerane. “Në fillim të shtatorit, Vuçiqi në praninë e Trumpit ka nënshkruar deklaratën se Serbia nuk do të blejë rrjetin 5G “nga burime jo të besueshme “. Mendohej në ‘Huawei’-n, megjithëse nuk përmendet posaçërisht. Kjo kompania ka një kontratë me vlerë 150 milionë euro me Telekomin e Serbisë për të dixhitalizuar vendin. Është planifikuar gjithashtu të ndërtohet një qendër për ruajtjen e të dhënave në Nish. ”
Kjo është arsyeja pse, sipas tekstit të Neue Zürcher Zeitung, ndarja nga Kina do t’i kushtonte Serbisë shumë shtrenjtë – sepse investimet kineze në ekonominë serbe luajnë një rol të rëndësishëm. Gazeta zvicerane citon gjithashtu ekspertin gjerman për Kinën Jens Bastian, i cili përkujton investimet e kompanisë minerare kineze në minierat e bakrit, se një hekurnë (Smedereva) është tashmë në duart kineze, si dhe ndërtimin e shumë rrugëve dhe hekurudhave të financuara nga huatë kineze. shkruan Deustche Welle.
“Po çfarë nënshkroi atëherë Vuçiç në Uashington?” – pyet autori i tekstit, duke vërejtur se në publik ka pasur spekulime se kishte ndodhur një kthesë dhe se Vuçiq tani po u kthehej Shteteve të Bashkuara. “Por, sapo u kthye nga Amerikan, ai u takua me ambasadorin kinez në Beograd. (…) Tri ditë më vonë, kryeministrja Ana Bërnabiq hapi Qendrën e inovacionit dhe zhvillimit Huawei në Beograd. “Serbia ‘nuk është e interesuar për teknologji jo të besueshme”, deklaroi me maliciozitet shefja e qeverisë në drejtim të Uashingtonit.
Brukseli vetëm mund të jetë i shqetësuar
“Bashkimi Evropian po ndjek me shqetësim ndikimin në rritje të Kinës në Serbi”, thotë gazeta zvicerane, duke cituar kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e cila ka thënë se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, jo një ndalesë në Rrugën e re të mëndafshit.
“Por shqetësimet e Brukselit vështirë se mund të ndikojnë në qëndrimin e Serbisë ndaj Kinës, përkundër faktit se evropianët janë larg partnerët më të rëndësishëm ekonomikë dhe Brukseli donatori më i madh, madje edhe tash në pandeminë e koronavirusit. Së pari, pranimi i Serbisë në BE është në planin afatgjatë, (…) Së dyti, investimet dhe huatë kineze janë tërheqëse për vendin, sepse ato miratohen pa kushte politike. Dhe së treti, politika e ekuilibrimit midis “partnerëve strategjikë” të ndryshëm është burimi i prestigjit të Vuçiqit në vend. ‘E shihni, unë mundem me të gjithë’ – kjo do të nënkuptohet në nëntekst. Dhe, pavarësisht nga fakti që analogjia është plotësisht e gabuar, kjo ua kujton shumë serbëve kohën e shkëlqyer të Titos “, përfundon gazetari Andreas Ernst në Neue Zürcher Zeitung.