Kristiano Ronaldo doli pozitiv në “Covid 19”, andaj nuk do të mund të paraqitet në sfidën në mes Portugalisë dhe Suedisë, në kuadër të Ligës së Kombeve. Trajneri i Portugalisë, Fernando Santosh konfirmoi se ylli portugez nuk ka asnjë symptom dhe aktualisht është në izolim në dhomën e hotelit.
– Advertisment –
Ai është duke përballur mjaft mirë këtë situatë. Është në dhomën e tij dhe thekson se nuk dëshiron që të flet, andaj flet me ne kur gjendet në balkon. Nuk ka simptome, ndjehet mjaft mirë dhe nuk e di se si është prekur nga koronavirusi,” tha mes tjeras Santosh.
Sipas protokollove mjekësore, Ronaldo duhet 10 ditë që të jetë në izolim, ndërsa në terren mund të rikthehet me 2 teste negative për “Covid 19”.