Jennifer Lopez ekspozon vijat perfekte në xhinse të ngushta

Jennifer Lopez duket në formë të jashtëzakonshme.

Krishtlindjet nuk mund të kalojnë pa palestër për këngëtaren dhe aktoren Jennifer Lopez 50 vjeçare. Diva botërore tash e sa kohë po mahnit me pamjen e saj, ndërsa këtë e ka dëshmuar edhe me një tjetër postim. J.Lo është kapur duke dalë nga një palestër në Miami me një komplet të kuq të ngushtë.

Asaj po i bënte shoqëri i fejuari i saj Alex Rodriguez 44 vjeç.

Kishte veshur një top dhe tuta të cilat ishin aq të ngushta sa që këngëtares ia theksuan edhe pjesët që nuk dëshironte t’i theksonte, ndërsa më vonë, në të njëjtën veshje, e postoi një foto në mediat sociale.