Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, ditën e sotme duket se ia ka kushtuar vajzës së tij, Renee.
Ai nëpërmjet postimit të disa imazheve ka treguar se po kalon pasditen me të.
Roberti e ka fotografuar vogëlushen Renee në lodra dhe shihet se ajo po e shijon në maksimum momentin.
Këngëtari është shumë i afërt me personat e dashur, e përveç me familjen edhe me shoqërinë e fansat, këtë e ka dëshmuar shumë herë.