Pas arrestimit të Haki Rugovës, juristi publikon sa zyrtarë të dyshuar janë të LDK-së, VV-së, AAK-së dhe PDK-së

Njohësi i çështjeve juridike dhe politike, Blerim Burjani e ka komentuar arrestimin e kryetarit të Istogut, Haki Rugovës.

Policia e Kosovës së bashku me Rugovën ka arrestuar edhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj komune nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, konfliktit të interesit dhe falsifikimit të dokumentit.

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur edhe një zhvillim i papritur.

Ambasada amerikane në Prishtinë, tha se tërhiqet nga proceset e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke i cilësuar të dëmtuara rëndë këto procese.

Kjo e dëshmon edhe më shumë se sistemi i drejtësisë në Kosovë, lë shumë për të dëshiruar.

Juristi Burjani, thekson se, të gjitha partitë politike në Kosovë kanë problem me rendin dhe ligjin.

Sipas tij, LDK-ja kishte shtatë zyrtarë të saj të dyshuar për vepra penale, PDK nëntë, ndërsa tash edhe çështja e tenderit të barnave edhe VV-ja, AAK-ja sipas tij në kohën e pandemisë për punësimet, konflikt interesi dhe punësime nepotiste.

Pra, sipas tij, të gjitha këto parti kanë probleme të mëdha dhe janë të zhutur në korrupsion dhe punësime familja në PTK, shërbim civil, ndërmarrje publike dhe BQK.

“Prokuroria asnjëherë nuk e ka hetuar ex oficio punësimin partiak dhe familjar dhe dhurimin e posteve publlike në pozita të ministrave apo zëvendësministrave”, thotë ai.

Sipas tij, Haki Rugova është vetëm njëri nga personat e dyshuar.

“AAK ka përplot njerëz të dyshuar që nga viti 2007 dhe kohës së fundit, poashtu plotë zyrtarë të akuzuar. Partitë politike në Kosovë gjithnjë e më shumë janë kalbur në sistemin korruptim dhe përfitues nga parat publike. Rritja e pagave përtej mase dhe përtej standardeve ekonomike të shtetit, krahasimi themelor mund të bëhet shumë thjesht. Pagat në shërbimin civil maksimumi deri në 1200 euro, rroga më e vogël mesatare në shërbim civil 300-400 euro, në ndërmarrjet publike deri në 2000, një prokuror 2300 njëjtë si gjyqtarët. Përderisa në sektorin privat rroga sillet prej 170 euro maksimumi në 450. Dhe kjo të jep nj pasqyrë të qartë pse Kosova ka dështuar të bëj ekonomi tregu dhe jo ekonomi socialiste zhvatëse”, thekson Burjani.

Ai shton se po të kishte prokurori ashtu si duhet me mijëra dosje mund të bëheshin për personat që kanë vepra të ndryshme penale që janë të lidhur me punën e politikës.

“Politika është punë në këtë shtet e jo shërbim për qytetarët që paguajnë parat e tyre. Sektori publik është problem i madh, sepse nuk po lejohet të privatizohet Vala 900. Të gjitha duhet të privatizohen sepse janë çerdhe e punësimit të familjarëve të njerëzve që merren me politik. Kuptohet se për postet publike duhet hetuar plotësisht, për këtë arsye nuk kemi liberalizim të vizave dhe shumë procese kanë ngecur”, shton ai.

Ai pohon se, drejtësia nuk është funksionale për këtë arsye janë mbledh shumë njerëz të politikës me vepra penale të llojllojshme.

“Keqpërdorimi i pozitës për punësim familjar dhe pa kritere, dërgimi i ambasadorëve partiak nëpër dynja dhe familjar të shumë deputetëve dhe përplot të afërm të tjerë me partitë politike, ka bërë që shteti ynë më shumë të jetë i njerëzve që të duken si pirat të kohërave të hershme të njerëzimit”, përfundon ai.