Muriel vrapoi me topin në këmbë 40 metra dhe shënoi një super gol

Kolumbia mundi Venezulën 3:0 në shtëpi, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës.

Punën e fituesit Kolumbia e zgjodhi që në pjesën e parë, kur shënoi tri gola, dhe në vazhdim ruajtën avantazhin, për të marrë tre pikë.

Më i miri në fushë te Kolumbia ishte Luis Muriel, që shënoi dy gola.

Goli që u dallua ishte që Muriel e shënoi për 3:0 në fund të pjesës së parë.

Sulmuesi i Atalantës vrapoi rreth 40 metra me topin në këmbë, dhe mposhti portierin kundërshtar.

Këtë gol të bukur të Muriel, mund ta shikoni në videon e mëposhtme.