Imami Fshatit Bojanë Omer Arsllani ka dhënë dorheqe nga detyra.
Ja edhe postimi I hoxhës në Facebook-un e tijë personal
Eselamu alejkum
Sot kjo xhuma ishte më ndryshe nga xhumatë e tjera. Sot kjo xhuma ishte xhumaja e fundit për mua në këtë xhami si shërbyes i kësaj xhamie.
U bënë katër vjet e dy muaj që unë punova në këtë xhami. Ashtu siç çdo gjë ka fillimin ashtu e ka edhe mbarimin.
Poashtu edhe rrugëtimi im filloi para katër vjet e dy muaj dhe këtu mbaron.
Në qoftë se me një person bisedon 2 minuta mundët që të bësh disa gabime, e lëje më të qëndrosh me vite e mos bësh asnjë gabim kërkoj hallallëk prej të gjithëve.
Kemi kaluar momente të bukura dhe unë personalisht jam shumë i kënaqur nga çdo banor i fshatit respekti ka qenë në maksimum dhe gjithmonë do ta kenë respektin tim.
Do të jeni gjithmonë në zemrën time.
U përshëndes përzemërsisht.
Qofshi gjithmonë nën mbrojtjen e Allahut xh.sh. dhe shpresoj që të shihemi vetëm për tê mirë.
Të gjithë e keni hallall prej meje personalisht.
Es-selamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu.
Omer Arsllani